Vendimi për dosjen 339, SPAK u çon fletëarresti dy të vdekurve

Vendimi për dosjen 339, SPAK u çon fletëarresti dy të vdekurve

172
0
Shares

Dy prej 22 ish-komisionerëve për të cilët SPAK firmosi një ditë më parë urdhërarrestet kanë ndërruar jetë një muaj më parë.

Bëhet fjalë për Kasem Lalën nga PS dhe Besim Bregun nga PD, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e arrestit në mungesë. Kjo ka ndodhur pasi ata nuk janë çregjistruar ende nga regjistrat e gjendjes civile.

Bëhet fjalë për shtetasit Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë ndërruar jetë muaj më parë, ama morën një goditje ”shembullore” nga ana e SPAK, strukturë që është ngritur për hetimin e krimeve në nivele të larta dhe korrupsionit.

Një ditë më parë u ezekutuan 22 urdhërarreste ndaj ish-komisionerëve zgjedhorë pasi SPAK ka provuar se kanë lejuar votimin e parregullt të personave në emër të shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.

Tri episodet e manipulimit të procesit zgjedhor janë zbardhur në kuadër të hetimeve për dosjen 339 ku edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është evidentuar në përgjime me vëllezërit Avdylaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY