Transport emigrantëve drejt Tiranës kundrejt pagesave, prangosen tre persona

Transport emigrantëve drejt Tiranës kundrejt pagesave, prangosen tre persona

103
0
Shares

Tre të rinj janë arrestuar në Korçë për dhënien e ndihmës ndaj shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës kundrejt çmimeve 100 dhe 1000 eurove. Njëri prej tyre drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, u kapën në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

​Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY