Tahiri qetëson trafikantët që nuk kanë korrur parcelat e hashashit

Tahiri qetëson trafikantët që nuk kanë korrur parcelat e hashashit

52
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri qetësoi sot të gjithë ata trafikantë që ende nuk kanë korrur parcelat me kanabis teksa deklaroi se 90 për qind e kanabisit është asgjësuar nga policia.

“Mbi 90% e parcelave me kanabis janë asgjësuar gjatë vitit 2016”, tha ministri Tahiri gjatë një takimi për luftën antitrafik në një nga lulishtet e Tiranës.

I pyetur nga gazetarët për lidhjet e policisë me trafikun e hashashit ai nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes se zyrtarëve të lartë në trafikun e lëndëve narkotike por nuk tha ndonjë emër konkret.

Ministri Tahiri refuzoi të përgjigjej lidhur me arrestimin e vëllait të drejtuesit të policisë së Peshkopisë.

Por ai sulmoi ashpër ish-deputetin e përjashtuar socialist, Kokëdhima dhe gazetën e tij për fabrikimin e raporteve sekrete për drogën në Shqipëri

Policia kishte filluar një fushatë përmes së cilës propogandohej se nuk kishte asnjë parcelë kanabisi të pashkatërruar duke përfshirë në fushatë edhe misionet ndërkombëtare të monitorimit. Por mjaftoi një udhëtim i shkurtër në periferi të Tiranës prej nga disa gazetarë filmuan lehtësisht rreth 12 parcela me kanabis në një sipërfaqe të vogël, pak kilometra larg Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY