Pavarësisht rasteve deputetët rikthehen në Parlament, miratohen një sërë projektligjesh

Pavarësisht rasteve deputetët rikthehen në Parlament, miratohen një sërë projektligjesh

118
0
Shares

Ditën e sotme, deputetët do të mblidhen sërish në seancë plenare, pavarësisht rasteve me COVID-19 që u shfaqën dje në Kuvend.

Në seancën plenare do të miratohet një sërë projektligjesh, ndënëse mes tyre ishte parashikuar dhe aministia fiskale, e cila është shtyrë.

Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Ndërkohë Komisionet, parlamentare, Byroja dhe Konferencat e Kryetarëve do të vijojnë online dhe nuk do të mblidhen në sallat e Kuvendit.

Kutojmë se kjo javë e gjatë parlamentare parashikohet të mbyllet më 30 Korrik, kur është vendosur që deputetët të diskutojnë mbi ndryshimet kushtetuese, që kanë shkaktar një debat të fortë politik.

Nisma që parashikohet të hidhet për votim e që ka kaluar më parë në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, parashikon hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë në masën 2/3. Këto ndryshime mbështeten nga kryeministri Rama, por aspak nga opozita jashtëparlamentare, pasi argumentojnë se qëllimi i vetëm i Ramës është eliminimi i koalicioneve parazgjedhore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY