Bylykbashi tregon detajet nga mbledhja e fundit: “PS asnjë cm tërheqje nga...

Bylykbashi tregon detajet nga mbledhja e fundit: “PS asnjë cm tërheqje nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese”

108
0
Shares

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylybashi pak pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Politik deklaroi se opozita nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj, ndërsa theksoi se kusht për vijimin e diskutimit janë listat e hapura 100%, duke ruajtur këtë model të koalicioneve parazgjedhore.

Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi tha se sot në këtë takim u kërkua prej maxhorancës “të shprehet në parim nëse është dakort apo jo për hapjen e listave 100% duke ruajtur të paprekur shpërndarjen e mandateve.

U përballëm me refuzimin e PS për të pranuar këtë propozim komprmisi të opozitës së bashkuar.PS nuk ka ndryshar asnjë cm pozicionin e saj të veprimit e ndryshimit të njëanshëm të kushtetutës.

Propozuam të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanëshme, amendament për hapjen e listave pa prekur asgjë tjetër në kushtetutë e të garantojmë që procesi do mbetet i paprekur e përtej lojërave të Ramës e maxhorancës, ndryshimet kushtetuese e ligjore të jenë bashkë e ti cohen parlamentit që të jetë cdo gjë e qartë. Model prej 17 vitesh i konsoliduar i marrë nga Italia, s’ka prodhuar asnjë lloj krize e problemi në zgjedhje modeli i koalcioneve që përdor Shqipëria.

Ky konfuzion për të arritur qëllimet nga frika që ka përballë koalicionit të opozitës së bashkuar, jemi të gatshëm të vazhdojmë diskutimin për të bërë amendime që do hapin listat e kandidartëve 100% pa prekur asgjë tjetër që ndryshon rregullat themelore të procesit zgjedhor”, tha Bylykbashi.

#LIVE – Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

#LIVE – Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 28 juillet 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY