Bardhi nxjerr videon e përgjimeve: SPAK mos të fshihet pas gishtit! Dosja...

Bardhi nxjerr videon e përgjimeve: SPAK mos të fshihet pas gishtit! Dosja 339 është Vangjush Dako!

216
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjet një video përgjimesh nga dosja 339, duke shtuar se hetimet dhe ndëshkimet duhen bërë nga koka te bishti dhe jo anasjelltas. Ai thotë se ndëshkimi duhet të nisë nga Vangjush Dako.

Për këtë krim, që vazhdon të mbajë peng vendin, akoma nuk është bërë drejtësi. Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon të jetë i lirë, nën mbrojtjen e Edi Ramës. Të tjerë njerëz të afërt të Edi Ramës vazhdojnë të mos hetohen për lidhjet me trafikantët e drogës që blenë zgjedhjet për Edi Ramën në Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë etj.

SPAK duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit. Manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti.

Blerja e votave, bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhje, kërcënimi i votuesve dhe komisionerëve, presioni ndaj administratës publike, janë krime që presin drejtësi.

Kur do të urdhërohet arrestimi për këto fakte flagrante, që i ka dëgjuar e gjithë bota dhe që presin drejtësi prej 3 vitesh”,-pyet Bardhi bashkangjitur videos.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223308802978034/?t=6

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY