Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se ka dalë negativ për Covid-19, dhe deri tani ka kryer 2 tamponë.
Në një postim në rrjetet sociale, ish deputeti i PS, ka reaguar pas lajmit të një dite më parë se dy nënkryetarët e Bashkisë së drejtuar prej tij ishin infektuar me koronavirus.
“Per dijeni, lidhur me aludime dhe shqetesime miqesh dhe te tjere te interesuar. Kam bere dy tampone deri tani dhe kam rezultu negativ per sa i perket Covid. Nese do kete nje tampon te trete dhe do rezultoj pozitiv, sigurisht qe nuk do e fsheh. Por deri tani s’kam asnje shenje per tu bere merak, apo per te kenaqe oreksin e ndonje kazanxhiu mediatik ketej nga ana jone !”, shkruan Ndreu.
Prej tre ditësh dy nënkryetarë të Bashkisë së Lezhës janë konfirmuar me COVID-19. Mesohet se ata janë vetëkarantinuar në banesën e tyre.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/