VIDEO/ Kryepleqtë kundër Policisë: Dorëzojmë vulat, s’kontrollojmë ne banorët

VIDEO/ Kryepleqtë kundër Policisë: Dorëzojmë vulat, s’kontrollojmë ne banorët

68
0
Shares

IframeÇështja e kanabisit dhe përgjegjësia direkte që duhet të mbajnë kryepleqtë e fshatrave, ka bërë që një pjesë e madhe e tyre në Shkodër të kërcënojnë me dorëzimin e vulave.
Ata e quajnë absurd pretendimin e Policisë së Shtetit, që këta të fundit të kryejnë kontrolle në banesa si dhe të gjithë sipërfaqen e territorit që administrojnë.
Përveç pamundësive logjistike dhe ekonomike, pasi paga që marrin është tejet e ulët, ata thonë se një veprim i tillë do t’i fuste në konflikte me bashkëfshatarët.
“Këtë detyrë duhet ta bëjë policia, së bashku me strukturat e tjera të shtetit”, thonë ata.
“Çfarë të drejtë kemi ne me hy nëpër njerëz, nëpër familje? Të hyjmë në probleme me familje. Për këtë punë është policia, nuk ka arsye që të jemi ne. Kanë të drejtë edhe kryepleqtë të tërhiqen”, thotë
Lekë Vukaj, kryeplak i fshatit Hot.
“Sa e mundur është që pushteti vendor të bëjë punën e policisë, punën e strukturave siç janë policia e rendit, policia kriminale?”, shton Vlash Pjetri, administrator i Rrethinave.
Ata nuk janë kundër vënies para përgjegjësive të çdokujt që bashkëpunon apo ka dijeni për parcelat e kultivuara, por ata kërkojnë që shteti të ndryshojë këtë nen të ligjit që i ngarkon ata me faj për çdo bimë të gjetur në territor.
“Të vijë policia, dyshon në x vend apo dyshoj edhe unë në x vend e thirri policinë, të vinë jemi të detyruar të shkojmë me policinë. Të zbatojmë atë ligj që është sot për sot në fuqi. Nga qeveria kërkojmë që të shikojë edhe këtë ligj”, shton Lekë Vukaj.
“Nuk shoh një dritë jeshile që ata të vinë dhe të jenë pranë njësisë. Duke qenë pranë njësisë gjërat janë pak më ndryshe. Edhe vetë njerëzit ndërgjegjësohen”, plotëson Vlash Pjetri.
Vukaj nga ana tjetër thotë se nuk e kupton se si mund të mbahet përgjegjësi nga një kryeplak që asnjëherë nuk është trajnuar për bimët narkotike, e që sot edhe po të ndeshet me këtë farë ai nuk e njeh.
Vetëm në 24 orët e fundit për një sasi lëndësh narkotike të gjetura në zonën e Dukagjinit, policia ka shoqëruar në komisariat administratorin e Pultit dhe ka bërë procedimin penal të kryeplakut, P. Rr., 43 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY