BE kundershton amnistine fiskale

BE kundershton amnistine fiskale

169
0
Shares

Komisioni Evropian nëpërmjet një raporti konfidencial, publikuat nga “Panorama”, ka kundërshtuar nismën e qeverisë në Tiranë per te kryer amnisti fiskale.

Kjo nismë u bë fillimisht publike nga kryeministri Rama në shkurt të këtij viti gjatë konferencës së Partisë Socialiste. Gjatë periudhës së pandemisë duket se humbi përkohësisht fokusi por kjo temë u ritkheypak kohë pasi qeveria shqiptare shpalli suksesin me marrjen e borxhit të ri përmes EUROBOND-it të majit 2020.

Mirëpo në një raport konfidencial, të siguruar nga “Panorama”, në lidhje me projektligjin, Komisioni Europian është tejet kritik ndaj qëllimit dhe frymës së projektligjit. Në raport nënvizohet se ky projektligj “nuk ka përfituar nga konsultimi i duhur me partnerët relevant përpara se të dërgohej në kuvend”.  Komisioni sqaron se ky është një projektligj që ka një impakt të madh në jetën e vendit dhe se një urgjencë e tillë nga qeveria është e pakuptueshme.

Në mars të vitit 2020 qeverisë shqiptare iu vendosën 15 kushte për të nisur procesin e integrimit të vendit në BE, një prej këtyre kushteve lidhet me zbatimin e sugjerimeve të organizatës Moneyval. Në raportin e saj Komisioni nënvizon se për Moneyval është tejet e paqartë se si “do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontektstin e një amnistie të tillë” Sakaq KE këmbëngul se Shqipëria duhet të sigurojë dhe të veprojë në bazë të akteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe ajo duhet të mos neglizhojë “legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe rekomandimet e Moneyval

Shqetësimi në rritje për Shqipërinë është kthimi i saj në një qendër të pastrimit të parave. Projektligji i Amnistisë Fiskale dhe Penale duket se nuk i ka tingëlluar pozitivisht Brukselit, në raport evidentohet gjithashtu se projektligji në fjalë “do të krijonte një “oportunitet të madh” për evazorët fiskalë dhe pastruesit e parave”. Ky koment i referohet nenit 13 të projektligjit i cili i jep mundësinë përfituesve të Amnistisë Fiskale jashtë Shqipërisë që të mos i kalojnë paratë përmes bankave por t’i sjellin ato cash.

Një tjetër kritikë e ekspertëve të BE-së lidhej me përfshirjen në ligj edhe të personave që nuk kanë nënshtetësinë shqiptare por kanë biznese në Shqipëri. Jo vetëm kaq por edhe gama e gjerë e produkteve që kjo Amnisti fiskale dhe penale përfshin e bën edhe më të rrezikshëm, sipas raportit, këtë amnisti në këtë kohë dhe të dërguar me shpejtësi në Kuvend.

Komisioni gjithashtu kritikon edhe pandëshkueshmërinë penale apo hetimin që do të vijë pas kësaj amnistie. “projektligji mundëson një mosndëshkim të padrejtë ndaj atyre që kanë mbajtur pasuri të fshehtë” lexohet në raportin në fjalë ndërkohë që efektet pas kësaj amnistie nuk dihen ende. Aq më tepër që sipas KE-së ky projekt-ligj do të sillte në rast aprovimi shqetësime të mëdha “në lidhje me kompetitivitetin e pandershëm nga ato që kanë mbajtur asetet e tyre jashtë sistemit deri më tani

Ligji i Amnistisë Fiskale dhe Penale ka qenë tejet i sulmuar edhe nga opozita shqiptare për arsye të ngjashme. Në dy deklaratat e saj për shtyp Partia Demokratike ka argumentuar se projektligji në fjalë është një mburojë për të inkriminuarit dhe gjithashtu e kthen vendin në një Panama të Europës.

PD u zotua se do të anulonte këtë ligj duke aplikuar dhe efekte prapavepurese në procesin e anulimit. Deklaratat e demokratëve u pasuan nga reagimet e qeverisë e cila artikuloi domosdoshmërinë që ka vendi për të vendosur në punë paratë e informalitetit si dhe paratë e emigrantëve shqiptarë.

Me sa duket argumentet e qeverisë nuk kanë bindur plotësisht as Komisionit Evropian i cili ka rekomanduar që qeveria shqiptare dhe Parlamenti duhet të rishikojnë adaptimin e këtij draft-ligji. Sakaq Brukseli ka udhëzuar Kuvendin se “nëse ka ndërmend të vazhdojë përpara me adaptimin e një ligji fiskal dhe penal, duhet të adresojë pikat e ngritura në këtë raport”.

Ndërkohë mësohet që parlamenti ka shtyrë për në shtator diskutimin për këtë projekt-ligj.panorama.com.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY