Misteri i vdekjes së 16-vjeçares shqiptare në Trikala, dyshime për përfshirjen e...

Misteri i vdekjes së 16-vjeçares shqiptare në Trikala, dyshime për përfshirjen e një 30-vjeçari

184
0
Shares

Autoritetet në Trikala të Greqisë po shqyrtojnë përfshirjen e një bashkëatdhetari 30-vjeçar, në rastim misterioz të vdekjes së 16-vjeçares shqiptare Maria. Hetuesit thonë se vajza e ka takuar shpesh kohët e fundit këtë person.

Sipas informacioneve nga RealNews, 30-vjeçari ende nuk është thirrur për të dëshmuar, por kjo do të ndodhë, pasi të mërkurën e ardhshme oficerët e policisë do të kenë në duart e tyre rezultatet nga celulari i 16-vjeçares, mesazhet dhe thirrjet që ajo kishte shkëmbyer, por edhe pikat e telefonave celularë të tjerë që u gjetën në zonë atë natë.

Në të njëjtën kohë, policia e Trikalas po ekzaminon video nga kamerat e sigurisë që tregojnë se Maria 16-vjeçare po shëtiste vetëm në rrugët e qytetit në orët e para të 15 korrikut.

Pak më herët, një polic 26-vjeçar e kishte lënë jashtë shtëpisë së saj. Ai kishte pasur një takim me të.

Videoja me lëvizjet e 16-vjeçares është regjistruar rreth orës 4:30 të mëngjesit nga kamerat e vendosura në zonën e Varousia dhe konkretisht jashtë shtëpisë së një prodhuesi të njohur të qumështit. Ky është regjistrimi i fundit, i cili tregon vajzën që po shkon drejt kodrës së Profit Ilias, ku në mëngjes u gjet e vdekur nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY