Shtyhet seanca në KPA, Donika Prela paraqet raport për probleme shëndetësore

Shtyhet seanca në KPA, Donika Prela paraqet raport për probleme shëndetësore

115
0
Shares

Është shtyrë në KPA seanca ndaj ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Prela ndodhet në KPA pasi komisionieri publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut.

Pas kërkesës së prokurores Prela, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më 5 shtator ora 15:00.

Seanca e parashikuar për ditën e sotme u shty me kërkesë të prokurores Prela, e cila paraqiti një raport dy javor, ndërsa shprehej se e kishte të pamundur të paraqitej në këtë seancë për arsye shëndetësore.

Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY