Policia në Lezhë la ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë gjatë kontrolleve kanë evidentuar 4 restorante dasmash në Lezhë dhe Ishull Lezhë që vazhdonin të ushtronin aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.
Për secilin nga këto subjekte, me administratorë M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z., janë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/