Burri rezulton 15 here me koronavirus

Burri rezulton 15 here me koronavirus

148
0
Shares

Nga të gjithë personat e infektuar me Koronavirus në muajt e fundit, Milko Mieles është ai që ka kaluar karantinën më të gjatë, më shumë se 3 muaj. Italiani jeton i izoluar që nga 17 prilli, kur rezultoi pozitiv me Covid-19 për herë të parë.

Deri më sot, ai ka kryer 15 testime dhe në asnjë prej tyre nuk ka dalë negativ, duke mbetur kështu i bllokuar në qendrën e Kryqit të Kuq në Linate, pranë Milanos.

Edhe pse nuk ka simptoma, Mieles vazhdon të rezultojë mbartës dhe sipas mjekëve mund të jetë burim për përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Shikoj pacientë që hyjnë dhe dalin nga këtu, vetëm unë nuk po dal. Kam qarë me javë të tëra, disa ditë më parë pata një krizë nervore dhe stafi që kujdeset për mua më sollën një psikolog, pasi isha shumë i ngarkuar emocionalisht.”

Ai thotë se është normale pas kam mbi tre muaj në këtë situatë.

Ndihem keq sa herë flas me familjarët, miqtë apo kolegët e mi. Kam fshirë profilin në Facebook sepse njerëzit më shkruanin për të ditur nëse isha shëruar. Lëndohesha sa herë që duhej të thoja jo. Ëndrra ime është të ritakoj familjen time, vetëm kaq dua”, thotë burri nga Ferrara, baba i dy fëmijëve 21 dhe 23 vjeç./ Living

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY