Harrojeni COVID-19, janë tre stuhi që po kërcënojnë SHBA-të

Harrojeni COVID-19, janë tre stuhi që po kërcënojnë SHBA-të

254
0
Shares

Jo vetem koronavirusi, por dhe stuhite jane ato qe shqetesojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Tre stuhi kërcënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet këtë fundjavë. Bëhet fjalë për stuhinë tropikale Hanna, në gjirin e Meksikës, Uraganin Dagllas në oqeanin paqësor dhe stuhinë tropikale Gonzalo në Atlantik.

Stuhia tropikale Hanna po fiton fuqi dhe pritet të prekë tokën si një uragan në Teksas në orët e para të së dielës. Parashikuesit sidoqoftë thonë se do të jetë një uragan i kategorisë 1 me erëra që do të arrijnë shpejtësinë e 120 km në orë kur të prekë tokën në Teksasin jugor shkruan tch.

Nëse Hanna do të fuqizohet dhe të kthehet në uragan, ky do të jetë uragani i parë i sezonit në Atlantik.

Ndërsa stuhia, Gonzalo, pritet ti afrohet ishujve Uinduard duke marrë me vete erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY