Kapet i riu që ishte shpallur në kërkim, policia zbulon pse akuzohet

Kapet i riu që ishte shpallur në kërkim, policia zbulon pse akuzohet

117
0
Shares

Nje person i shpallur ne kerkim eshte arrestuar nga policia ne Durres. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Etalon”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Policia e Durrësit pas një pune të mirëorganizuar ka kapur shtetasin M.Sh., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ” Vjedhja me dhunë”,-shprehet policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit Policor”ETALON”, finalizuar nga DVP Gjirokastër disa muaj më parë.

Shtetasi i mësipërm, në bashkëpunim me shtetasit, E.A., A.R., dhe F.R., banues në Durrës (të arrestuar), dyshohet se më datë 04.01.2020 kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Për veprime të mëtejshme hetimore shtetasi i lartpërmendur i’u dorëzua Efektiveve të Policisë Gjirokastër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY