Muzikë jashtë orarit, gjobiten 4 lokalet në Tiranë

Muzikë jashtë orarit, gjobiten 4 lokalet në Tiranë

114
0
Shares

Katër subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë janë gjobitur nga policia me 1 milion lekë.

Sipas njoftimit për media behet me dije se, ndëshkimi ka ardhur pas kontrolleve te ushtruara ne terren, ku janë zbuluar se në 4 lokale nuk po zbatohet urdhri për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2, “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat vijonin aktivitetin të shoqëruar me muzikë të lartë.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ”,-thuhej ne njoftimin e policise.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY