Me pushime në jug dhe kanabis me vete, pranga dy të rinjve

Me pushime në jug dhe kanabis me vete, pranga dy të rinjve

134
0
Shares

Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Një 30 vjeçar nga Lushnja u arrestua në dhomën e tij të pushimit në Dhërmi pasi iu gjetën 16 doza kanabis, kurse një 37-vjeçar nga Fieri, u kap në Ksamil me 2 doza kanabis.

”Arrestohet shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas u kap në dhomën e tij të pushimit në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 16 doza lëndë narkotike të dyshuar si canabis sativa’. Arrestohet shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi ditën e djeshme është kapur në rrugën e Ksamilit dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 2 doza lëndë narkotike të dyshuar si canabis sativa”, informon policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY