Shkelzen Berisha, nje padi tjeter per Ballen

Shkelzen Berisha, nje padi tjeter per Ballen

121
0
Shares

Djali i ish Kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha ka reaguar sot pas nje postimi qe kreu i grupi parlamentar te PS, Taulant Balla ka bere ne lidhje me nje kredi qe ka terhequr Shkelzeni.

”Sot Tualeti i Rames eshte bllokuar serisht (normale pas nje perdorimi te palodhur shume vjecar) dhe ka “zbuluar” per se dyti ate qe kishte zbuluar se pari, qe para 1 viti. Duke qene se zbulimi i pare nga i dyti, ndryshon aq sa ndryshon tualeti dje me tualetin sot po ripostoj pergjigjen qe i kam kthyer me dt 19 qershor 2019.

19 Qershor 2019

“Tualeti kerkon te dije ku i kam gjetur parate per te blere nje prone? Sic e thote dhe dokumenti qe ke “vjedhur” nga hipoteka cdo qindarke eshte marre ne banke Tualet. Jo ne bankat e rregjistruara offshore ku merrte rrogen bashkeshortja e perdoruesit tend, as ne “bankat” qe financojne blerjen e votave, as ne xhepat e trafikanteve te droges me te cilet ti udheton me shume se me gruan tende dhe as nga taksat e publikut ku ata fusin duart duke pervetesuar miliona euro sapo kthehen nga muaji i mjaltit me ty. Eshte kredi e marre nga nje banke serioze nderkombetare brenda te gjitha rregullave dhe ligjeve, e deklaruar, e noterizuar me dokumentacion te depozituar prane ayre institucioneve nga ku dhe ti i ke vjedhur. Tani qe e more pergjigjen Tualet do ishte mire te pergjigjeshe nese mbi 30 udhetime qe ke kryer me trafikantin e droges Edmond Bego, jane sponsorizuar nga xhepi yt, nga xhepi i trafikantit apo nga 6 milione eurot qe OSHEE i fali ne kundershtim me cdo ligj pas udhetimeve qe bente me ty. A ke ndonje ide Tualet perse punonjesit e OSHEE do rrezikonin burgun duke shkelur ligjin per mikun tend te shtepise ? Ke ndonje ide Tualet perse prokuroria nuk e heton kete ceshtje ? Mendohu Tualet mendohu, se numerimi mbrapsht ka filluar dhe shume shpejt pergjigjet nuk do te jene fakultative por me detyrim”.

P.S

Per komentet e tjera shtese ndaj tualetit te partise do pergatitet padia e radhes per shpifje”, ka shkruar Shkelzen Berisha.

Pak me heret sot Taulant Balla ka postuar nje shenim ne lidhje me kredine:

“Sa herë që mbi dy djemtë e Sali Berishës, Zeni dhe Luli, dalin prova të rënda të korrupsionit, ata nuk përgjigjen, duke i bërë bisht përgjegjësisë publike. Zeni ia le babait t’i dalë në mbrojtje, ndërsa Luli ia kalon kunatit. Zeni nxorri sot Saliun të merrej me një Zyrë Poste në Librazhd, ku ndahet ndihma ekonomike për familjet në nevojë.

Çështja është e thjeshtë:

SHKËLZEN BERISHA KA MARRË NGA BANKA KREDI 1.8 MILIONË EURO ME KOLATERAL PRONAT E KRIMIT MAKABËR NË GËRDEC. SI U BË ZENI PRONAR I ATYRE PRONAVE MILIONËSHE?!”, shkruan Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY