Opozita sfidon Ramen, Basha: Hapje 100% e listave!

Opozita sfidon Ramen, Basha: Hapje 100% e listave!

90
0
Shares

“Opozita ofron konsensus ne lidhje me hapjen 100 te kistave. “Hapje 100% e listave, me kushtin që koalicionet dhe formula e përllogaritjes së mandateve të mos ndryshohet”, deklaroi sot kryetari i PD, Lulzim Basha.

Deklarata e Bashes pas takimit me opoziten:

Ne kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të Këshillit Politik, zotin Oerd Bylykbashi dhe zotin Petrit Vasili, që, sa i takon kësaj çështje të paraqesin qenfrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon:

Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore.

Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik dhe është i drejtë për më shumë se një arsye. Së pari sepsë nuk mund t’u thuash shqiptarëve “po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia. Psh, në 34 deputetë të Tiranës, i bie që 11 të zjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/3-ën e zgjedh partia, që do të thtoë që qytëarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale.

Pra, duket qartë që është një mish-mash i gatuar me synimin e vetëm të prishjes së koaliconit opozitar, tentativë që e ka bërë politikisht dhe tani do që ta bëjë me ndryshime të njënashme kushteteuse.

Për këtë të fundit, Opozita e Bashkuar është e qartë, kjo është e papranueshme dhe përbën një kërcënim real, të rëndë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe, natyrisht për intgrimin europian të vendit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY