Dalin fotot, ky është përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri e Ballkan

Dalin fotot, ky është përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri e Ballkan

242
0
Shares

Ky që shihni në këtë foto është Bujar Sejdinaj ose “Xhaxhai”, i konsideruar si personi i kontaktit i grupit mafioz Italian “Ndragheta” në Shqipëri.

61-vjeçari është nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por banues në Tiranë dhe është kapur dje nga policia e Shtetit, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Italisë dhe mandej në vendet e gadishullit Ballkanik, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas policisë shqiptare Bujar Sejdinaj, i cili ishte “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me një shtetas tjetër Shqiptar nga Elbasani, i quajtur Ardian Çekini, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi Italiane, që besohet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY