Ish-deputeti i PD: Organizata e drogës është vetëm 1, hiquni ‘punëdhënësin’ trafikantëve

Ish-deputeti i PD: Organizata e drogës është vetëm 1, hiquni ‘punëdhënësin’ trafikantëve

116
0
Shares

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, reagon për raportin e Qendrës Evropiane të Drogërave, që tregonte se si shqiptarët kishin arritur të kapnin tregun e kokainës në Evropë me çmime të ulëta dhe cilësi të lartë, ndërsa theksonte se këto organizata i shërbejnë politikës.

Strazimiri shkruan në ‘Facebook’ se “organizata e drogës është vetëm 1, është organizata në krye të vendit që zhvat bizneset me gjoba, por edhe çdo shqiptar përmes gllabërimit të drejtësisë, paralizimit të ekonomisë.

‘”Organizata e drogës” në krye të vendit është ajo që zhvat bizneset me gjoba, por edhe çdo shqiptar përmes gllabërimit të drejtësisë, paralizimit të ekonomisë, mbytjes së medias dhe asgjësimit të demokracisë dhe votës së lirë!!! Të tjerat, ato që kapin partnerët e që i shihni nëpër lajme me tonelata droge, janë “nënkotraktore” ose “punonjëse sezonale” të saj… sipas rastit. Hiquni “punëdhënësin” se 1 sekondë më pas zhduken vetë sikur s’kanë ekzistuar kurrë”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY