Një skemë mashtrimi kibernetik është zbardhur së fundmi nga Policia e Shtetit teksa një i huaj i kishte zhvatur një biznesmeni shqiptar rreth 90 mijë euro pasi i kishte marrë të dhënat dhe e-mailin teksa ky i fundit kryente blerje online.
Kallëzimi i biznesmenit shqiptar erdhi një muaj më parë teksa në një muaj hetime Policia së bashku me një bankë të nivelit të dytë arritën të bllokojnë këtë shumë.
Autori është identifikuar dhe është i huaj sipas Policisë, i cili hapte llogari në vende të ndryshme të botës duke thithur fonde nëpërmjet këtyre mashtrimeve kibernetike.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në qershor 2020 ka marrë kallëzim nga një shtetas shqiptar (biznesmen), pasi persona të paidentifikuar, nëpërmjet një skeme mashtruese, bazuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kishin krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin për të mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave.
Kallëzuesit në fjalë, në bazë të kësaj skeme, duke i ndërhyrë në e-mail dhe duke i marrë të dhënat, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 89550 euro.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi mori kallëzimin, menjëherë bëri referimin e materialeve në Prokurori, për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik” dhe vijoi intensivisht punën hetimore.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/