Letra e Vilma Nushit nga spitali: Ja pse nuk do të vdes...

Letra e Vilma Nushit nga spitali: Ja pse nuk do të vdes nga mallkimi yt

550
0
Shares

Lajmi se Vilma Nushi është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në spital, shkaktoi reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale. Lidhur me këto reagime, shpesh të ashpra ndaj zonjës Nushi, për shkak se është përfituesja e koncesionit të “Check-up”, ajo ka vendosur të reagojë nga shtrati i spitalit ku ndodhet.

Gazeta Tema ka publikuar një letër të Nushit, e cila shprehet se veç urimeve për t’u shëruar, ka marrë edhe mallkime të njerëzve, por se ajo nuk do të vdēsë prej mallkimeve.

LETRA E PLOTË E VILMA NUSHIT:

Unë jam Vilma Nushi, dhe tani që po shkruaj, jam në një shtrat spitali ku marr oksigjen, infektuar me COVID19. Kam marë me mijëra urime të shërohem sa më shpejt, por sot dua tu flas atij që më ka mallkuar, atij që mendon se duhet të vdēs meqë më di të pasur.

Unë nuk kam asnjë pasuri në emrin tim sic thua ti, jo nga mania që kanë njerëzit të fshehin pasurinë, por nga arsyeja e thjeshtë se unë kam pasuri biznesin tim. Kështu mallikim yt s’ka vlere se flet për gënjeshtra. Të vetmet prona në emër tim janë pronat  që kam trashëguar nga gjyshërit  e mij të nderuar, familja Zeraliu dhe familja Marika.

Pasurinë se kam bërë në emrin tim dhe as për emrin tim. Por ti se di këtë, sepse ti degjon disa mjeranë, që e quajnë veten politikanë, që e dinë shumë mirë këtë , por e përdorin emrin tim sepse kanë frikë të përdorin emrin e asaj makine të madhe që kam ndërtuar këto 30 vjetë, që e ka emrin marketing&distribution.

Edhe pse unë jam në spital dhe larg nejrëzve të mij të familjes dh ebiznesit, ajo makineri punon e qetë, e sigurte me shume energji dhe vizion.

Pasurinë time që ti mallkon , këto 30 vjet e kam ndërtuar pak nga pak me energji dhe përkushtim, me dashuri dhe sakrifica te pafundme. Të rrisësh një ndërmarrje ke kënaqesinë të rritesh bashkë me të, me muret dhe mjetet , me oborret me pemet, lulet por me teper me njerëzit që punojnë për të , që jane asetet e mija shpirtërore më me vlerë, që më kanë dhënë kënaqësinë dhe  motivimin për të vazhduar për të punuar .

Por kam vënë re edhe një gjë që ka ndodhur me kalimin e viteve, kam vënë re, se si ke kënaqësinë të shohësh , se sa me shume puna shtohet e më shume fiton , aq më shumë paguan për shtetin, dhe ke kenaqësi shume kur paguan, kam vënë re se si behen çdo ditë, rrugët ku ecim unë dhe ti , për kopshtet ku shetisim unë dhe ti , për shkollat ku dërgojmë fëmijët unë dhe  ti, për spitalet ku shkojmë unë dhe ti .

Unë nuk kam asnjë deklaratë për të bërë për pasuri që nuk i dihet filli, as nëpër banka apo  offshore, sepse çdo gjë është shkruar në librat e shenjtë të kontabilitetit, të M&D që është aq kollaj ti lexosh.

Unë nuk kam pasuri që si dihet emri dhe vendi, pasi pasuritë e mija janë aty  në mes të Kasharit, ku normalisht i shikojnë me lakmi ziliqarët dhe i vlerësojnë ato që dinë sa mund dhe djersë ka aty brenda. Une skam para në arkë , nuk kam para në shtëpi , as poshtë jastëkut, paratë gjenden në llogaritë e M&D në banka. Une si shoh ato, por janë një armatë njerëzish që i lëvizin dhe punojnë me to dhe që bëjnë që të punojë kjo makinë e madhe që kam krijuar .

Ajo “perandori” që kam bërë ndër vite, është pra kjo makinë e madhe shpërndarjeje dhe logjistike, që punon me mua dhe pa mua, që ka vënë rrënjë dhe është vështirë ta rrëzosh. Sa shumë janë munduar me presione dhe shantāzhe , burgje dhe rrēmbimē, por se rrëzuan dot, se ka themele te forta , ka zënë rrënjë të thella dhe të forta, sepse është aty e dukshme dhe e paster, se prek dot as ti as njeri tjeter.

Sa fitoj unë, sa paguaj unë, nuk të duhet të dëgjosh fare , sepse une nuk ekzistoj, por politika e përdor emrin tim , jo për të me ulur mua, por për të krijuar lidhje që nuk egzistojnë përveçse në mendjen e tyre të sëmurë.

Une nuk jam individ , e kam emrin M&D,  që është aset  i këtij vendi. Faqet e librit të M&D , i ke të hapura në çdo kohë, veç nje klick të duhet.  Por kam frike se ose sdo ta lexosh, ose sdo dish te lexosh jane me shume zero .

Dhe a do vd.es unë? Unë mund të vd.es, siç do vdēsīm të gjithë ,se nuk jemi të pavdekshëm, por se dimë kur. Por nuk do të vd.es se do ti , por se atehere do jetë ora.

Veçse unë kam pas vetes bekimin e mijëra njerëzve që i dua dhe më duan, që i  kam ndihmuar dhe do i ndihmoj të jetojnë të lumtur nën ombrellën e kësaj “perandorie” që do vazhdojë të jetojë dhe kur unë të mos jem  më. Unë kam pas vetes  bekimin e atyre njerëzve për të cilët kam kontribuar, për tiu ulur sado pak dhimbjen , për ti rritur sado pak cilësinë e jetës, për tiu ndenjur pranë kur kanë qenë keq dhe kur sytë e tyre janë drejtuar nga qielli, të atyre njerëzeve, që i kam ndihmuar të jetojnë atje ku ti s’ke shkelur kurrë , që të kuptojnë, që jeta e tyre është e rëndësishme dhe ta kenë kujdes atë.

Unë kam arritur në atë fazë, që gëzoj më shume kur shoh njerëz që i bëj të gëzohem dhe vuaj për mjerimin e njerëzeve si ti.

Jane te hapura keto qe them, lexohen aq thjesht po të duash ti lexosh , i ke aty ne librat e hapura te bilanceve, keto që them unë, të cilat ti nuk mund ti komentosh, pasi 1+1 =2 .

Ndaj po të shkruaj nga shtrati i spitalit, jo nga paniku se mos iki nga kjo botë prej mallkimit tënd, por nga qetësia që kam për jetën që kam lënë pas, për atë që kam bërë, e cila do jetojë më shumë se jeta ime fizike dhe natyrisht do tu bëj mirë shumë njerëzve në këtë botë. Ndoshta dhe ty dhe fëmijëve të tu.

Natyrisht nuk shpresoj të të bëj më të mirë, as me vde.kjen time, as me jetëgjatësinë e emrit dhe veprimatrisë së biznesit tim, por shpresoj të qetësohesh e të kuptosh, se problemi në këtë botë nuk jam unë që punojë 24 orë dhe mbaj gjallë shpresën tek mijëra njerëz, por hije si ty, që përgjojnë 24 orë lajmërimet e vdekjeve, si e vetmja mënyrë që të ndjehen mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY