Kush është “Xhaxhai”, koka e “Ndragheta” në Shqipëri e Ballkan

Kush është “Xhaxhai”, koka e “Ndragheta” në Shqipëri e Ballkan

181
0
Shares

Detaje të reja zbardhen nga operacioni ndërkombëtar i kokainës i zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë, Argjentinës dhe Costa Ricës, ku u arrestuan gjashtë trafikantë të rrezikshëm.

Emrat e të arrestuarve, të cilët janë Bujar Sejdinaj, i kapur në Tiranë, Adrian Cekini, i kapur në Elbasan, Ferdinando Sarago, Giovanni di Pietro, Fabio Pompetti, të kapur në Buenos Aires, si dhe Franco D’Agapiti, i kapur në Costa Rica.

Shtetasi Bujar Sejdinaj është arrestuar në Tiranë  me qëllim ekstradimin  derjt Italisë.

“I quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”. Shtetasi B. S. ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë” informon policia e shtetit.

Ndërkohë në Elbasan më 26 maj 2020 ishte arrestuar Adrian Cekeni,  i cili ka qenë i shpallur në kërkim. Në të njëjtën kohë në Argjentinë, në Buenos Aires u bë arrestimi i  3 të besuarve të Ndraghetas, Ferdinando Sarago, Giovanni di Pietro, Fabio Pompetti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY