Miratohet vendimi, Kategoria e vetme që do të lejohet ta bëjë tamponin...

Miratohet vendimi, Kategoria e vetme që do të lejohet ta bëjë tamponin për Covid-19 në privat

313
0
Shares

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar së fundmi vendimin për lejimin e tamponit për Covid-19 të kryer në privat vetëm për ata individë që do të duan të udhëtojnë jashtë dhe nuk kanë simptoma.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se lejimi i kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublikë është marrë për arsye administrative.

Do të pranohen për t’u testuar vetëm ata individë që kanë kërkesë për dokument, në mënyrë që të provojnë se nuk janë të prekur nga Covid-19, për të udhëtuar jashtë për pushime apo kur kërkohet nga shteti tjetër.

Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera. Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet positive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.

Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY