KLGJ i ofron Dvoranit 6 pozicione pune ku mund të aplikojë si...

KLGJ i ofron Dvoranit 6 pozicione pune ku mund të aplikojë si gjyqtar

143
0
Shares

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, njëherësh ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani pritet të kthehet si gjyqtari i Gjykatave të Apelit.

Pretendonte të emëroj si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, por duket se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i’a ka mohuar këtë të drejtë Adrian Dvoranit.

Ky vendim është dhënë nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, i cili vendosi në mbledhjen e sotme se Dvorani duhet të zgjedhë mes 6 pozicioneve të punës në Gjykatat e Apelit në vend, për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë. Pas kësaj vendimmarrje gjyqtari Ardian Dvorani, ftohet për të zgjedhur deri më datë 28.07.2020, njërin nga pozicionet e lira në gjykatat e mëposhtme:

Gjykata e Apelit Tiranë,

Gjykata e Apelit Administrativ,

Gjykata e Apelit Durrës,

Gjykata e Apelit Korçë,

Gjykata e Apelit Gjirokastër,

Gjykata e Apelit Shkodër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY