U shkarkua per korrupsion ne Tirane, Rama e dergon ne Vlore te...

U shkarkua per korrupsion ne Tirane, Rama e dergon ne Vlore te ndreqe Lelin

378
0
Shares

Partia Demokratike dega Vlorë kabreaguar ne lidhje me delegimin e nje ish zyrtari te shkarkuar per korrupsion ne Bashkine Vlores.

“Rama shkarkon “De Facto” Lelin dhe emëron “De Facto”, Afrim Qëndron, si Kryetar të Bashkisë Vlorë!”, thuhet ne nje reagim.

“Ish-drejtori i ARRSH, të cilin Rama e shkarkoi nga kjo detyrë dhe nuk e lejoi as të rikthehej në zyrë për të dorëzuar detyrën, Afrim Qëndro, është prezantuar sot në detyrën e re nga kryetari në ikje Leli!

Kjo është një ngjarje e paprecedentë në historinë e Bashkisë së Vlorës. Tregues i Paaftësisë nga njëra anë i të Paaftit në ikje dhe i zaptimit të të gjitha pushteteve nga Rama!

Tregues i mjerimit politik dhe ekonomik ku e kanë katandisur Vlorën, PS dhe sekti i “Rilindjes”! Emërimi i Qëndros në bashkinë e Vlorës, me misionin për të kryer detyrat e kryetarit të bashkisë, si njeriu më i besuar i Gjiknurit, ka për qëllim përgatitjen e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme, për shkak të pasigurisë që ndjen dhe ka deklaruar Rama, të rënies së mbështetjes në Vlorë!

Por, “Tërmeti” i Gjiknurit, nuk ka për ta penguar tërmetin e frymës dhe votës të Qytetarisë Vlonjate, e cila po e kupton dita ditës se nuk ishte faji i vlonjatëve për Lelin, por i atij vetë, që e emëroi dy herë me kokëfortësinë e tij…jashtë dëshirës së vlonjatëve!”– shkruhet ne njoftimin e PD se Vlores. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY