Ky eshte iraniani qe do debohet, spiunoi muxhahidinet

Ky eshte iraniani qe do debohet, spiunoi muxhahidinet

125
0
Shares

Ky që shihni në këtë foto është 29-vjeçari, Danial Kassrae, i cili është shpallur i padëshiruar nga autoritetet vendase dhe pritet të dëbohet drejt Italisë në orët në vijim, publikon sot top channel.

“Danial Kassrae me kombësi iraniane dhe me shtetësi italiane, dyshohet se është agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane. Sipas raportit të Agjentëve të anti-terrorit ky shtetas është klasifikuar si një person i rrezikshëm dhe që cënon sigurinë publike”, raporton gazetarja Anila Hoxha per tv top channel.

29-vjeçari  është shfaqur shpesh herë në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Për llogari të shtetit të Iranit, Kassrae ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK apo anëtarë aktual të kësaj organizate.

Personit në fjalë do ti ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme. Ai pritet te ekstradohet ne Itali.

Ky eshte iraniani i trete qe debohet nga Shqiperia kete vit pas izolimit dhe me pas deportimit te dy drejtuesve te fondacionit Saddi Shirazi ne Tirane ne muajin janar. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY