Mungesë ushqimesh nga kriza e koronavirusit, Kim Jong Un urdhëron qytetarët të...

Mungesë ushqimesh nga kriza e koronavirusit, Kim Jong Un urdhëron qytetarët të hanë breshka

235
0
Shares

Qytetarëve të Koresë së Veriut u është rekomanduar nga autoritetet që të hanë breshka, pasi vendi po kalon një krizë për shkak të koronavirusit.

Mbyllja edhe më shumë e kufijve nga pandemia ka shtuar varfërinë e njerëzve në shtetin që është goditur ashpër edhe nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve të fundit, pas ambicies së Kim Jong un për armë bërthamore.

Në faqen zyrtare të qeverisë lexohet: “Që në kohët e vjetra, breshkat janë përdorur për gatim pasi kanë shije të mirë dhe janë shumë ushqyese. Breshka ka proteina, aminoacide dhe vitamina që kurojnë hepatitin, tensionin e lartë dhe sëmundje të tjera. Veçanërisht, gjaku i breshkës është efikas ndaj diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve”.

Mburoja dhe kocka e breshkës përdoren gjerësisht si përbërës në prodhimin e ilaçeve. Po ashtu edhe gjaku i tyre është veçanërisht i efektshëm për trajtimin e diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve.

Në këtë vend të izoluar ku informacioni kontrollohet nga partia shtet, nuk raportohej nëse Covid-19 ishte përhapur, por mediat ndërkombëtare tregojnë se numri i të infektuarëve ka shkuar në mbi 13 mijë ndërsa i vdekjeve në 297.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY