Operacion italo-shqiptar, disa arrestime për akuza të rënda, të përfshirë dhe shqiptarët

Operacion italo-shqiptar, disa arrestime për akuza të rënda, të përfshirë dhe shqiptarët

180
0
Shares

Një operacion policor është duke u zhvilluar për të realizuar 20  arrestime për trafikim të paligjshëm dhe trafik droge, përdorim të armëve dhe përfshirjen edhe të një të mituri.

20 persona janë paraburgosur, nga Emilia Romagna, Lombardia, Liguria dhe Marche në operacionin “Riviera” të karabinierierëve të ROS (Departamenti i Operacioneve Speciale) në bashkëpunim me kolegë nga territore të ndryshme.

Urdhër arreste janë lëshuar edhe për tre persona që janë në Shqipëri dhe që janë pjesë e së njëjtës shoqatë kriminale. Është bërë sekuestrimi i pasurisë së luajtshme dhe për rreth 150 mijë euro.

Hetimet filluan në maj 2018 pas një raporti të dërguar në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve të Drogës nga Policia e Kolumbisë

Ardhja e një “kimisti” kolumbian pritej në Itali, që duhej të binte dakord për mënyrën e mësimit të rafinimit të drogës që do të vinte nga Amerika e Jugut.

Kështu u zbulua një organizatë e trafikantëve të drogës, kryesisht me kombësi shqiptare, shumë aktive dhe me rrënjë në Itali.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY