Autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e vendit. Njoftimi është bërë nga ana e qeverisë malazeze.
Më 2 qershor vendi i Ballkanit Perëndimor e kishte shpallur të përfunduar epideminë, mirëpo në javët e fundit, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri, ka shënuar rritje.
Veshja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike.
Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura./Rel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/