Koronavirusi po i pengonte, nusja dhe dhëndri martohen në kufi

Koronavirusi po i pengonte, nusja dhe dhëndri martohen në kufi

126
0
Shares

Kufijtë e mbyllur mes shteteve si pasojë e COVID-19 nuk i ka penguar dhëndrin suedez dhe nusen norvegjeze që të martohen. Çifti e zhvilloi ceremoninë martesore në kufirin midis dy vendeve ndërkohë që të ftuarit qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me rregullat e koronavirusit.

Çifti tha për BBC se nuk mund të prisnin deri sa të hiqeshin kufizimet dhe se nuk dëshironin ta ndryshon datën e tyre të martesës. “Nuk dëshironim të ndryshonim datën, gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, kanë thënë ata.

Ata qëndruan në të dyja anët e kufirit, të ndarë me një fjongo të bardhë. Nusja, Camilla Oyjord tha se e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjarët iu përgjigjën pozitivisht.

Dhëndri, Alexander Clern tha që ata nuk mendonin se miqtë e tyre e të afërmit do të vinin në dasmën e tyre pasi ishte një rrugë e gjatë me makinë në pyll, por ata erdhën dhe ai u shpeh se ishte mjaft i kënaqur me pjesëmarrjes e tyre.

Dhe gjithashtu kishte edhe dy të paftuar, oficerët e policisë që ishin atje për të siguruar që askush të mos e kalonte shiritin. “Policët na pyetën me edukatë nëse mund të futen brenda dhe të vëzhgonin ceremoninë. Ne, sigurisht, i thamë po”- tha çifti i porsamartuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY