STUDIMI/Cilat zona të Tiranës u prekën më shumë nga koronavirusi

STUDIMI/Cilat zona të Tiranës u prekën më shumë nga koronavirusi

253
0
Shares

Studimi i mjekëve Genc Sulçebe dhe Alban Ylli ka nxjerrë në pah edhe zonat më të prekura nga koronavirusi në Tiranë.

“Nga testimi i kryer në popullatën e Tiranës u vunë re diferenca të përhapjes së virusit edhe brenda zonave. Lagjja pranë Poliklinikës 9 në rrugën e Kavajës, zona e “Pazarit te Ri” dhe ajo pranë rrugës “Siri Kodra” rezultuan me numrin më të lartë të personave pozitive nga Covid-19. Ndërsa zona pranë sheshit “Ëillson”, lagjja poshtë Liqenit Artificial dhe Lapraka kishin numër më të ulët të infektuarish”, tha epidemiologu Alban Ylli.

Sipas këtij studimi, pidemia e koronavirusit në Shqipëri është vetëm në fillimet e saj. Përjashtim nuk bën as Tirana edhe pse është vatra më e madhe e infeksionit të Covid-19.

Pas testimeve serologjike të kryera në grupe të caktuara në popullatën e kryeqytetit rezultoi se vetëm 6-7% e tyre e kanë kaluar koronavirusin. Epidemiologu Alban Ylli thotë se jemi larg imunitetit kolektiv dhe me pozitivitet më të ulët krahasuar me vendet e tjera.

Virusi do të vijojë përhapjen gjatë verës dhe në shifra më të shtuara se aktualisht. Epidemiologu  Alban Ylli propozon frenimin e hapjes së mëtejshme, vendosjen e masave drastike deri dhe në shtyrjen e vitit të ri shkollor, në varësi të ecurisë së sëmundjes./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY