Policia e Lushnjes ka sekuestruar një shumë prej 54 700 euro, si dhe një automjet, në pronësi të 28-vjeçarit nga Laçi, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm.
Ndalimi i të riut është bërë gjatë kontrolleve të shtuara të policisë për qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, ku në mjetin e tij tip “Audi” është zbuluar shuma e madhe e parave.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilën udhëtonte ky shtetas.
Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,-njofton policia.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/