Dhjetra artiste, pronare klubesh muzikante dhe kengetare po protestojnë ne këto momente para kryeministrisë.
Ata jane mbledhur për të kundërshtuar aktin e sotëm normative të qeverisë që mbyll lokalet e natës si edhe ndalon muzikën duke filluar nga ora 20.00.
Po ashtu protestës i është bashkuar edhe këngëtari korçar, Devis Xherahu, i cili ka propozuar që lokalet të vazhdojnë aktivitetin me një sërë rregullash siç funksionojnë në banka, apo edhe supermarkete.
“Është e drejta jonë si artistë, që pas urdhrit nga Manastirliu, të reagojmë, se si funksionojnë bankat dhe supermarketet, duhet të funksionojnë dhe lokalet e natës, me maska. Jeta të vazhdojë edhe për ne artistët. Kjo është edhe arsyeja që ne u ngritëm sot. Të mos mbyllen lokalet e natës, por të ketë një rregullore të re. Jo të mbyllen. Është protestë paqeje. Ky është qëllimi i daljes sot të artistëve”- tha Devis Xherahu. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/