Ministria ul numrin e testeve por nuk bie numri i infektimeve te...

Ministria ul numrin e testeve por nuk bie numri i infektimeve te reja

91
0
Shares

Qeveria ka ulur numrin e tamponeve por nuk ka rene numri i infeksioneve.

Ditën e sotme janë testuar 267 persona të dyshuar, ndërkohë që raporti i të infektuarve është ngushtuar duke shkuar 1 me 3. Jane 81 te infektuar ne 24 oret e fundit nderkohe qe javes se fundit ka pasir pothaujee te njejtin numer me mbi 400 apo 500 teste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili sipas MSH vuante nga shumë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”, thuhet në apelin e MSH.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale                   35705

Raste pozitive                     4171

Raste të shëruara             2352

Raste Aktive                        1706

Humbje jete 113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   824

Durrës                  210

Shkodër                               199

Vlorë                     101

Lezhë                    87

Korçë                    62

Kukës                    50

Elbasan                                 48

Fier                                        42

Berat                     38

Dibër                     26

Gjirokastër         19

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY