“Mbështetje për ata që sakrifikuan”, Basha me Thaçin, zbardhen detajet nga takimi...

“Mbështetje për ata që sakrifikuan”, Basha me Thaçin, zbardhen detajet nga takimi i tyre

87
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është pritur sot në një takim nga presidenti Hashim Thaçi, ku treguan për mediat temat e diskutimit mes tyre.

Thaçi dha detaje mbi diskutimin që pati me liderin e opozitës shqiptare, ndërsa shtoi se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj për integrimin e Kosovës.

Sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë, në Shqipëri, për një bashkëpunim më të ngusht. Destinacioni i Kosovës është që të jetë sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe BE-së. Këto përvoja janë fiksuar dhe në takim me kryeministrin Hoti. Është me rëndësi që të kemi një konsensus edhe më të gjerë, për hapat konkret dhe për liberalizimin e vizave dhe të dialogut. Diskutuam dhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Për ne është me rëndësi jetikë që të ketë konsensus gjithëpërfshirës. Kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur.”,- tha Thaçi.

Ndërkohë, kryetari i PD-së Basha tha se me rëndësi ngelet fakti që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të jetë gjithëpërfshirës.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Faleminderit zoti President! Është gjithmonë një kënaqësi të takohemi. Ju falenderoj për mundësinë për të shkëmbyer informacion dhe mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në Shqipëri dhe hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final njohjen reciproke. I shpreh mbështetjen time presidentit Thaçi për qëndrimet konsekuente të tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut, në mbështetje të kohezionit të gjithë forcave politike në Kosovë. Është pikëpamja ime dhe e Partisë Demokratike se bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosoven në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu, si parti e orientimit Euroatlantik, kam theksuar bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën Europiane dhe Euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojne këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me syninim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Shpreha mbështetjen totale timen dhe te Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikës në Kosovë, në vevcanti për ata që kanë sakrifikuar këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për presidentin Thaçi dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ju Faleminderit!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY