Socialistët përplasen për shkarkimin e Metës, Fino kritikon kolegët: T’i kërkojmë falje...

Socialistët përplasen për shkarkimin e Metës, Fino kritikon kolegët: T’i kërkojmë falje presidentit

146
0
Shares

Është mbledhur edhe sot Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës ku pas diskutimeve të deputetëve pritet miratimi i raportit përfundimtar që do t’i kalojë parlamentit.

Ndërsa kreu i komisionit Ulsi Manja ka treguar procedurën, deputetët kanë qenë të ndarë pro dhe kundër shkarkimit të Presidentit Meta.

Deputeti socialist Bashkim Fino ka ironizuar qëndrimin e partisë së tij për t’u tërhequr nga nisma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta duke deklaruar se po bëhen qesharakë duke dhënë një “vërejtje me shkrim për shokun Ilir”.

Fino i ka ftuar kolegët të bëhen seriozë. “Unë ju ftoj të bëhemi serioz, të votoni ose pro, ose kundër asaj që kemi vënë si objekt, kaq janë opsionet tona, nuk ka të tjera, dy vendime të qartë e të prera, pro, ose kundër, e nisëm më shqyrtimin e cështjes me objekt shkarkimin e Ilir Metës, nuk mund ta mbyllim duke e modifikuar me vërejtje per zotin Meta si President”

Pa e kursyer ironinë, Fino ka thënë në fund: Ne sot duhet ti paraqesim Kuvendit opsionin e shkarkimit apo jo, por jo me rezoluta me detyra për ne, nëse jemi kundër madje ti kërkojmë edhe falje se mbase e kemi stresuar, dhe nga stresi që i kemi bërë dhe shumë vendime të tij nuk kanë qenë të qarta dhe është kthyer në opozitë presidenciale. Ju kujtoj se cfarë ka thënë Presidenti, foli për grup kriminal që zhvilloi zgjedhjet, pra ne ishim grupi kriminal që bëmë zgjedhje, ndaj ne nuk mund te përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti, ju ftoj sinqerisht të reflektojmë para se çështje të vetohet.

Edhe Vasilika Hysi nuk qe dakord me disa përfundime të Komisionit të Venecias por deklaroi se Kuvendi nuk mund të vlerësojë nëse shkeljet e presidentit Meta ishin me faj apo pa faj, duke ngritur domosdoshmërinë e ezkistencës së Gjykatës Kushtetuese.

Por nuk ishte i këtij mendimi deputeti Alket Hyseni i cili deklaroi se është faktuar që presidenti ka shkelur kushtetutën por jo aq sa u pretendua në fillim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY