Vasili: Pandemia tërësisht jashtë kontrollit,  qeveria shkaktare

Vasili: Pandemia tërësisht jashtë kontrollit,  qeveria shkaktare

67
0
Shares

Pas shifrave në rritje të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, pandemia duket se ka dalë tërësisht jashtë kontrollit, sipas ish –detputetit të LSI-së Petrit Vasili.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka akuzuar qeverinë si shkaktare të kësaj gjendje të rëndë, e cila vetëm po numëron rastet dhe viktimat e shkaktuara nga COVID-19.

Ja postim i plotë i Petrit Vasilit:

Pandemia teresisht jashte kontrollit, qeveria vetem numeron rastet dhe viktimat!

Ndodhi per fat te keq ajo qe paralajmeruam dhjetra here, pandemia eshte teresisht jashte kontrollit.

Sot situata eshte e ngjashme me nje anije mes stuhise pa busull e pa timon.

Arroganca dhe sharlatanizmi politik shkelen me kembe shkencen, eksperiencen profesionale dhe rrezuan shendetin publik pertoke.

Patetizmat permes postimesh idiote poetike e me fraza boshe ja zune vendin masave efikase dhe te shpejta.

Gjithefaresoj gazetaresh e sejmenesh mediatike u vune ne rresht per te evokuar suksesin madheshtore te qeverise dhe fitoren e luftes ende pa filluar mire lufta.

Sot 102 raste.Keto numra imponojne shqetesim teper te rende.

Ka pamundesi te shume qytetareve qe tu behet testimi.

Ka vonesa shume te medha per te marre ndihme mjeksore te kualifikuar.

Numri 127 eshte nje instrument teresisht jashte beteje.

I gjithe kujdesi shendetesor paresor eshte me nje eficience teper te ulet.

Cdo sugjerim i qeverise eshte thjesht nje vajtim i deshperuar pesimist, qe nuk bind.

Kryeministri vete rrenoi qasjen profesionale dhe demtoi rende menaxhimin e pandemise.

Deklarimet e tij skandaloze jane prove e pakundershtueshme:

Me 17 mars Rama refuzonte te bente testime ja cfare thoshte:

“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”

Me 18 mars Rama refuzonte perdorimin e maskave:

“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.

Rama ne 2 maj deklaronte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja cfare thoshte po ky Rama ne 2 qershor:

” doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY