Kërkimet/ Testi i antitrupave me saktësi 98.6%, Britania e Madhe do ta...

Kërkimet/ Testi i antitrupave me saktësi 98.6%, Britania e Madhe do ta shpërndajë falas

223
0
Shares

Qeveria britanike po planifikon të shpërndajë miliona teste falas të antitrupave të koronavirusit, pasi një variant i tyre i mbështetur prej saj rezultoi i suksesshëm.

Reuters thonë se testet e krijuara nga Konsorciumi i Testimit të Shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar (UK-RTC), në partneritet me Universitetin e Oksofordit dhe kompanitë kryesore që merren me diagnostikimin e virusit, janë të sakta në masën 98.6 për qind.

“Ky test i shpejtë po rezulton vërtet i mahnitshëm”, deklaroi John Bell profesor i mjekësisë në Oksford dhe drejtuesi i programit të qeverisë për testimin e antitrupave.

Testi i gjakut kryhet përmes një shpimi në gisht dhe brenda 20 minuash tregon nëse individi ka qenë I ekspozuar ndaj koronavirusit të ri.

Në Britani deri më tani ishin aprovuar vetëm teste serologjike me të cilat kampionet e gjakut dërgoheshin në laboratorë për analiza që zgjasnin disa ditë. Dhjetëra mijëra prototipe të këtyre testeve ishin prodhuar në fabrikat anekënd Mbretërisë së Bashkuar që përpara se të mbërrinte aprovimi zyrtar, i cili duket, konsiderohej i pritshëm. Ministrat britanikë shpresojnë që testi të jetë I gatshëm për përdorim masiv mbi të gjithë popullatën përpara fundit të vitit.

“Po i nxisim partnerët tanë që të prodhojnë qindra mijëra teste në muaj”, tha Chris Hand, lideri i konsorciumit të testimit që është përfshirë në këtë inciativë. Sipas tij, janë në bisedime me departamentin vendas të shëndetësisë që të blejë brenda 2020-tës miliona teste të tilla, të cilat pritet të shpërndahen më pas falas.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY