Ish-ministri Algjerian i burgosur për korrupsion vdes nga Covid-19

Ish-ministri Algjerian i burgosur për korrupsion vdes nga Covid-19

53
0
Shares

Ish ministri Algjerian i Telekomunikacionit Musa Benhamadi, i cili ishte në paraburgim për një rast korrupsioni, vdiq të premten pasi u infektua me koronavirus.

Politikani 67-vjeçar u infektua me Covid-19 ndërsa ishte në burg.

Hossein Benhamadi, vëllai i ish-ministrit, i tha gazetës Liberte se Musa Benhamadi u diagnostikua me virusin në 4 korrik dhe u dërgua në spital me 13.

Musa Benhamadi u burgos në 19 shtator 2019, pasi u akuzua për një çështje korrupsioni që përfshinte një ndërmarrje elektronike në pronësi të vëllait  tij.

Pas dorëheqjes së  Presidentit Bouteflika në prill 2019, nën presionin e protestuesve dhe ushtrisë, autoritetet gjyqësore algjeriane kanë filluar një seri hetimesh dhe kanë dënuar ish zyrtarë të lartë dhe biznesmenë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY