DURRES/ Zene hapesiren publike ne plazh, procedohen penalisht pronaret e 2 hoteleve

DURRES/ Zene hapesiren publike ne plazh, procedohen penalisht pronaret e 2 hoteleve

105
0
Shares

Procedohen penalisht dy administratorë hotelesh ne plazhin e Durresit për zaptim të sipërfaqjes publike me shezlongë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit Z. F., 61 vjeç dhe H. D., 47 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy hoteleve të ndryshme në lagjen nr. 13, Durrës, sepse pas kontrollit të ushtruar janë konstatuar se kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse”, njofton policia e Durresit.

Ndëshkohet administrativisht administratoi i një lokali, për mosrespektim të protokolleve të sigurisë.

“Policia evidentoi në lagjen nr. 13, Durrës, një subjekt në kundërshtim me Aktin Normativ, për distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administator shtetasin M. K., nga ISHSH-ja u vendos masë administrative 100.000 lekë”, thuhet ne njoftimin e policise. //DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY