Ish-kryetari i Komunës Lazarat Dasho Aliko, qëllohet me shishe nga këshilltari socialist

Ish-kryetari i Komunës Lazarat Dasho Aliko, qëllohet me shishe nga këshilltari socialist

108
0
Shares

Ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko është qëlluar me shishe gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës.
Mësohet se debati është provokuar nga këshilltari i majtë Petrit Brahimi, i cili është gjithashtu me origjinë nga Lazarati dhe me lidhje fisnore të afërta me Dasho Alikon. Brahimi e ka ofenduar Alikon teksa ai po fliste për mungesën e investimeve në fshatin Lazarat.
Më pas ish-kryetari i Komunës i ka përmendur Brahimit një SMS në telefon, që sipas tij do t’i kushtojë shumë. Në këtë moment këshilltari i majtë e ka qëlluar me shishe Dasho Alikon.  
Debati ka vijuar edhe me fjalë të tilla si “legen”, “pis”, “qelbësirë” etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY