Banka Qendrore Europiane i ofron 400 mln euro kredi REPO Shqipërisë për...

Banka Qendrore Europiane i ofron 400 mln euro kredi REPO Shqipërisë për mungesat në valutë për shkak të pandemisë

67
0
Shares

Banka Qendrore Europiane ofroi të premten një linjë kreditimi për Shqipërinë e njohur si REPO me vlerë 400 milionë euro, e cila do të mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për të mbuluar nevojat e institucioneve financiare në Shqipëri për financime në euro për të përballuar çrregullimet që mund të ndodhin për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Shqipërisë ranë dakord të krijojnë një marrëveshje për linjë REPO për të ofruar likuiditet në Euro për institucionet financiare shqiptare,” thuhet në një njoftim të përbashkët të dy bankave qendrore.

Linja e financimit do të mbetet në dispozicion të Bankës së Shqipërisë deri në qershor të vitit 2021.

Banka Qendrore Europiane krijoi këtë instrument për financimin e nevojave për likuiditet në euro për shumë vende të ndryshme të botës në një vendim të marrë nga bordi më 25 qershor. Kreditë u ofrohen bankave qendrore në shkëmbim të kolateraleve të denominuara në euro.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi telashe të konsiderueshme për Shqipërinë nga pandemia e koronavirusit, përfshirë një pakësim të shpejtë të rezervës valutore të vendit për të mbuluar deficitin në rritje të llogarisë korrente. Pavarësisht kësaj, ndërsa kanë kaluar katër muaj nga nisja e pandemisë, stabiliteti makroekonomik i vendit nuk është prekur dhe monedha vendëse nuk është përballur me presione.

Linja e kreditit me vlerë 400 milionë euro do të shërbejë si një mjet i mundësisë së fundit për të siguruar financime për BSH-në. Banka Qendrore Europiane ofron këto kredi përkundrejt interesit 0.05%./Birn/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY