Duhet të mësohemi, mjeku tregon ambientet ku koronavirusi përhapet më shumë…

Duhet të mësohemi, mjeku tregon ambientet ku koronavirusi përhapet më shumë…

378
0
Shares

Mjeku Arben Gjata, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, shpalosi arsyet se pse javët e fundit është rritur shumë numri i rasteve ditore me koronavirus në Shqipëri.

“Duke pasur rezultate shumë të mira gjatë karantinimit, njerëzit menduan se Covid-19 iku dhe hapja u shoqërua me pakujdesi totale të publikut për të respektuar masat”, tha Gjata.

Kur u pyet se sa rrezikshmëri paraqet transporti urban në përhapjen e koronavirusit, Gjata theksoi se klubet e natës janë ambientet ku ka më shumë rrezik përhapjeje: “Në Tiranë ka djem e vajza të reja që qëndrojnë nëpër klube nate pa maska, që kërcejnë e këndojnë. Kjo histori është edhe në jug, me festa nëpër klube. Transporti urban e përhap shumë më pak virusin sesa këta të rinj e të reja që nuk mendojnë as për veten e vet, as për prindërit dhe as për shoqërinë”.

Sipas mjekut, vendi është i përgatitur për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës, por problemi nuk është te kapacitetet e sistemit shëndetësor: “Janë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të përgatitjes, por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk është problemi i kapaciteteve spitalore, nuk do të ketë kolaps sistemi shëndetësor. Tragjedia është humbja e përditshme e jetës së njerëzve”.

“Nuk mund të rrimë të mbyllur për vite derisa të largohet virusi. Duhet të mësohemi me normalitetin e ri dhe të respektojmë masat. Duke qenë se nuk e kaluam periudhën e tmerrshme të Italisë, ndërgjegjësimi i popullatës është shumë më i ulët. Nëse nuk mbajmë maskat, në vjeshtë dhe dimër mund të ndodhemi para situatave të papëlqyeshme”, tha Gjata.

Në fund, mjeku rekomandoi që të bëhet vaksina e gripit përpara vjeshtës: “Në Shqipëri duhet të vaksinohet popullsia për gripin e stinës që të mos kemi grip stine mbi koronavirusin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY