Kamera e emisionit më të ri “Publicus” në Vizion Plus ka mundur të depërtojë në laboratorin e Agjencisë Kombëtare të mjedisit, për të cilin flasin të gjithë, por të cilin nuk e ka parë askush. Është pikërisht ky laborator që është servirur nga kryeministri Rama si një nga garancitë më të mëdha se në Shqipëri nuk mund të hynë plehra te rrezikshme. Vetë Rama dhe mbështetësit e tij kanë folur për investime të mëdha, certifikim nga BE, trajnime etj.
Por në fakt realiteti që tregon kamera e “Publicus” ka nxjerrë në pah një skandal. Në katër vite aty nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë (ashtu sikurse e tregon edhe videoja poshtë).
Autori i programit, Artan Rama, ka shkuar vetë ta prekë nga afër këtë skandal duke i marrë në pyetje punonjësit, por ata janë përgjigjur se ndryshimi më i madh është hapësira me më shumë ambiente.
Pas këtij investigimi serioz bëhen edhe më të mëdha pikëpyetjet: Kur gënjeu edhe për këtë garanci çfarë interesash ka kryeministri me importin e plehrave?
Emisioni “Publicus” edhe këtu ka ngritur një pistë të tijën. Ajo duhet kërkuar te kompanitë e riciklimit që janë ngritur dhe regjistruar në QKR fare pak pas miratimit të ligjit. Me sa duket kjo e bën edhe më të qartë se përse Rama u detyrua të mashtrojë disa herë me radhë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/