“Veliaj, 26 milione leke investim per bibloteken qe eshte ne pallatin qe...

“Veliaj, 26 milione leke investim per bibloteken qe eshte ne pallatin qe do shembet”

138
0
Shares

Zedhënësja e PD, Ina Zhupa denoncoi sot nje rast ku do te investonet nga bashkia e Tiranes ne nje ndertese qe do te shembet.

“Veliaj hedh 26 milion lek “ në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit që tashmë nuk ekziston, sepse ndodhet në një pallat të shpallur të pabanueshëm që do shembet si pasojë e tërmetit!”, ka alarmuar Zhupa

Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender ku mobilimit të bibliotekës së Kombinatit i janë caktuar rreth 26 milion lek të vjetra. Në relacionin teknik thuhet që: “.. Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik… Kjo biblotekë ka një ambjent jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për biblotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri”.

“Ndërkohë realtiteti është krejt ndryshe, po të shkosh në lagjen 6 kushdo mund ta shikoj që biblioteka nuk është më funksionale, objekti fizik është shpallur i pabanueshëm, dhe për tu shembur! Librat dorëzohen në njësinë bashkiake.

Veliaj le të përgjigjet ku do të shkojnë 26 milion lekët? Do të shpërdorohen paratë e qytetarëve? Apo do të vidhen paratë e qytetarëve?“, ka shpjeguar Zhupa./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY