Hajdute, trafikante dhe gjobaxhinj, 4 emrat qe moren sot vetdeklarimin

Hajdute, trafikante dhe gjobaxhinj, 4 emrat qe moren sot vetdeklarimin

145
0
Shares

OFL ka kryer punen e postes shqiptare edhe sot duke derguar formularin e vetdeklarimit per kater persona te tjera ne Shkoder.

Ata jane trafikante, hajdute dhe gobazhinj.

Bëhet fjalë për Fran Marinaj, banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”; Dorjan Duli, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; Mondi Ramaj, banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja e kryer në rrethana rënduese”; Gëzim Vajushi, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, thuhet ne nje njoftim te Policise se Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY