PS anulon shkarkimin e Presidentit Meta

PS anulon shkarkimin e Presidentit Meta

89
0
Shares

Maxhoranca ka hequr dorë nga shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta pas opinionit te Venecias qe konsideronte se Presidenti nuk kishte bere shkelje qe conin ne shkarkimin  e tij.

Ne te njejtin perfundim ka arritur edhe Komisioni Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, i cili konstaton se shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.

Pjesë nga diskutimi

Ulsi Manja: Sot do të bëhet prezantimi i raportit. Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do të dorëzojë sot dhe në përfundim do u shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim përfundimtar. Nëse kemi dakordësi do të miratojmë një raport, nëse ka qëndrime të kundërta, do të shkojë në Kuvend një raport me dy qëndrime.

Halit Valteri: Drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare.

Ndërkohë relatorja Klotilda Bushka u shpreh se gjatë hetimit “rezultuan disa shkelje, për zgjedhjet ashtu dhe për emërimet në GJK, këto shkelje, pasojat që kanë sjellë, janë shkelje që të marra në tërësi që nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar presidentin.

“Një ndër shkeljet e Metës, është shfuqizimi i dekretit të zgjedhjeve. Me shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve është cënuar e drejta për të zgjedhur. Shkeljet e Presidentit, jo të mjaftueshme për shkarkim. Emërimet në GjK, si referim është marrë raporti i “Venecias”, tha ajo më tej.

Nga ana tjetër, nje deputet i kistes i konsideroi ato lojëra mes maxhorancës e Presidentit, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Metës. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY