Kthimi i tifozëve në stadiume, Ministri Italian i Sporteve i dyzuar, federata...

Kthimi i tifozëve në stadiume, Ministri Italian i Sporteve i dyzuar, federata pothuajse gati

66
0
Shares

Klubet e Serisë A kanë nisur punën bashkë me Federatën e Futbollit për të hartuar një protokoll që do t’i “ndizte dritën jeshile” rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit ndoshta që në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Megjithatë, ministri i Sporteve i Italisë, Vincenzo Spadafora, nuk u shfaq kaq optimist për këtë nismë, duke deklaruar se e përjashton si mundësi rikthimin e tifozëve në stadium që në ndeshjet e këtij sezoni.

“Është shumë e rëndësishme që gjërat kanë shkuar mirë që prej rifillimit, pasi kjo na jep shpresa se shumë shpejt mund të kalojmë në fazën tjetër, atë të hapjes së dyerve të stadiumeve për tifozët. Nuk besoj se mund ta bëjmë këtë në 5 javët e mbetura, por natyrisht që jam i angazhuar të krijojmë kushtet për të pritur tifozët që prej muajit shtator”, deklaroi Spadafora./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY